Konstruksion & Karabina
SHËRBIM 02

Konstruksion & Karabina

Skeleti mbajtës i ndërtesës: kolona, trarë dhe soleta të ndërtuara me beton dhe armaturë sipas projektit.

Karabinaja është skeleti që mban të gjithë ndërtesën. Ne ndërtojmë kolona, trarë, soleta dhe shkallë me beton të armuar, sipas projektit teknik dhe normave aktuale të ndërtimit.

Përdorim kallëpe profesionale, vibrim të betonit dhe kontroll cilësie në çdo fazë, që struktura të jetë e drejtë, e fortë dhe pa defekte.

Bashkëpunojmë ngushtë me inxhinierin e strukturës për çdo detaj, nga diametri i hekurit te klasa e betonit.

Përfitimet kryesore

  • Strukturë betoni e armuar sipas projektit
  • Kallëpe profesionale dhe sipërfaqe të drejta
  • Kontroll cilësie i betonit dhe armaturës
  • Respektim i normave antisizmike

Pyetje të shpeshta

A punoni me projekt të gatshëm apo e hartoni ju?

Të dyja. Mund të zbatojmë projektin tuaj ekzistues ose t'ju lidhim me studion tonë projektuese për hartimin e tij.

Gati për të filluar projektin tuaj?

Na shkruani për një ofertë falas. Përgjigjemi brenda 24 orëve.